Një material i përgatitur, përkthyer e përshtatur nga Eriona Hoxha, Psikologe Klinike
Të shumtë janë ata që mendojnë se burnouti (ezaurimi profesional) është thjesht një ezaurim nervor i lidhur me punën. Në të vërtetë nuk është kështu. Rruga për të arritur “kolapsin final” është shumë e gjatë dhe shkatërruese . Mbështetja psikosociale në ambjentin e punës, mbështetja psikologjike për punonjësit më në rrezik, do të ishte një armë e domosdoshme për të parandaluar një sindromë të tillë.
Më poshtë po ju paraqesim modelin klasik të 12 frazave të pëmbledhura të psikologëve Herbert Freudenberger dhe Gail North.
12 frazat e Burnout-it
- Kërkesa për aprovim – punonjësi është gjithnjë i gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja. Do të japë prova për vlerat e tij.
- Mbingarkesë pune – nuk arrin dot të heqë prizën (pra të shkëputet nga puna).
- Neglizhon nevojat e tij – fle pak, nuk ka orar dreke, ha çka mundet, neglizhon jetën sociale.
- Zhvendos problemin – nuk e lidh problemin me punën. Ndjehet ankthioz ose nervoz pa patur arsye
- Shkallëzim të vlerave – shtrembëron vlerat e tij. Miqtë dhe familja bëhen margjinalë. Nuk i japin rëndësi kohës së lirë.
- Mohim – i konsideron kolegët si të paaftë. Bëhet gjithnjë e më shumë jotolerant dhe agresiv. Kontakti social bëhet shpotitës dhe i vështirë. Beson se problemet e tij janë të lidhura me papërdorshmërinë e kohës dhe të burimeve.
- Tërheqje – pak ose aspak jetë sociale. Alkoli dhe droga mund të shihen si e vetmja rrugë për t’u arratisur.
- Sjelljet – familja dhe miqtë do shqetësohen: vihen re ndryshime të dukshme e të qarta të sjelljes.
- Humbje të personalitetit – nuk i jep vlera vetes, dhe as të tjerëve. Nuk percepton nevojat reale të tij.
- Boshllëk të brendshëm – I shkëputur nga nevojat e tij fillon të perceptojë një boshllëk të brendshëm që tenton të kulmojë me gjeste ekstreme , një jetë të parregullt ose me substanca.
- Depresion – fillon të ndihet i sfilitur, i pasigurtë dhe pa pika referimi.
- Burnout – kolaps mendor dhe fizik.