Bordi Shkencor i Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” është ngritur me qëllim realizimin e trajnimeve në kuadër të Edukimit në Vazhdim për psikologë, akredituar nga Komisioni i Edukimit në Vazhdim pranë Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë

Detyrat e anëtarit të bordit
-Ndjekja e procedurave për përgatitjen e aktiviteteve të edukimit në vazhdim;
-Miratimi i tematikave të zgjedhura për aktivitete e edukimit në vazhdim;
-Ndjekja dhe sigurimi i cilësisë së aktiviteteve të edukimit në vazhdim duke patur parasush aspektin shkencor dhe organizativ të tij;
-Analiza e rezulateve të aktiviteve pas dorëzimit të raporteve nga lektorët në përfundim të tyre.

Dr.Kilda Gusha

Dr.Kilda Gusha

Kilda Gusha ka përfunduar studimet Bachelor në Psikologji pranë Universitetit të Shkodrës (2008) në fushën e Psikologjisë. Është diplomuar në “Master i Shkencave në Psikologji Shkollore dhe Organizacionale”, pranë Universitetit të Tiranës (2010) dhe ka mbrojtur graden shkencore “Doktor i Shkencave në Psikologji”, pranë Universitetit Europian të Tiranës (2018). Kilda Gusha është lektore me kohë të plotë në Departamentin Psikologji – Punë Sociale, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ajo është titullare e disa lëndëve, si: “Psikologji Shkollore”, “Psikologji Konjitive”, “Vlerësim Psikologjik në Mjediset Klinike”, si dhe “Etikë në Psikologji Mjekësore”, në ciklin e pare dhe të dytë të studimeve. Zotëron një eksperience të gjatë në fushën e vlerësimit dhe ndërhyrjes psikologjike në mjedise klinike dhe shkollore. Që nga viti 2017 është terapiste ABA pranë qendres  “Malteser” dhe “Drejt së Ardhmes”.

Është autore publikimesh dhe prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, ku interesi në kërkimin shkencor fokusohet kryesisht në: çështjet e problemeve të shëndetit mendor, dhunës në familje, vlerësimin dhe trajtimin e problemeve psikologjike tek fëmijët me ÇSA, etj.

Kontakti:
Departamenti Psikologji-Punë Sociale
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Email: kilda.gusha@unishk.edu.al
Cel: +355 694377711

Evjonda Pylli

Evjonda Pylli

Evjonda Pylli ka përfunduar studimet e larta në drejtimin Filozofi-Sociologji, në nivelin Bachelor në vitin 2008. Në vitin 2010, përfundoi Masterin Profesional drejtimi, Mësimdhënie dhe në  vitin 2012 përfundoi Masterin Shkencor, drejtimi Filozofi Sociale.

Nga data 03 Prill 2017 mban gradën shkencore “Doktore e Shkencave” në Pedagogji pasi ka përfunduar studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave  Sociale.

Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka punuar si pedagoge e ftuar pranë Universitetit “Fan Noli”, Fakulteti i Shkencave Sociale.

Nga viti 2010 deri në shtator 2013, ka punuar si sociologe/specialiste pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës, Korçë. Ndër detyrat kryesore të saj kanë qënë : mbikëqyrja e të dënuarve të cilët kishin shkelur ligjin, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar  një dënim alternativ si dhe këshillimet kryesisht me të rinjtë, për tu ndihmuar në ri-rintegrimin e tyre në shoqëri. Po kështu pjesë e punës ishte edhe shqyrtimi dhe hartimi i Raporteve të Vlerësimit për të dënuar për vepra të ndryshme penale të cilët kërkonin nga Gjykata lirimin me kusht, etj.

Përgjatë kësaj periudhe, pra 2010-2013, ajo ka marë pjesë në seminare e simpoziume të ndryshme brenda e jashtë vendit, me fokus problematikat e të rinjve, si shkelës të ligjit, ri- integrimi i të rinjve në shoqëri, etj si dhe  ka qënë pjesë e trajnimeve disa javore, organizuar nga OSBE, organizata joqeveritare si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës Tiranë, me fokus integrimin në shoqëri të personave të dënuar me dënime alternative.

Nga viti 2013 dhe në vazhdim punon si lektore e metodologjisë, pranë Departamentit të Edukimit, Fakulteti Edukimit dhe Filogjisë, Universiteti Fan Noli, Korçë. Përgjatë periudhës 2013 dhe në vazhdim është angazhuar në simpoziume, konferenca, dhe kongrese të ndryshme, brenda e jashtë vendit, duke sjellë në vëmendje shkencore, problematika aktuale që lidhen me mësimdhënien dhe me teknikat e mësimdhënies në arsimin parauniversitar. Ka botuar artikuj në revista shkencore brenda e jashtë vendit, të cilët trajtojnë kryesisht çështje që lidhen me mësimdhënien dhe të nxënit.

Përgjatë periudhës 2014-2019, ishte pjesë e projektit Roma Versitas Albania, financuar nga Roma Education Found. Pjesëmarrja e saj në këtë projekt konsitonte në trajnimet e nevojshme për studentët romë dhe egjiptiane, në kapërcimin e vështirësive që ata paraqesnin gjatë zhvillimit të lëndëve metodologjike, në arsimin e lartë, dega: Arsim fillor.

Nga viti 2016 dhe në vazhdim është trajnuese e modulit “Edukimi për të drejat e njeriut” si pjesë e Qendrës së Formimit Profesional” që vepron pranë Universitetit “Fan Noli” Korçë.

Nga muaji janar i 2019 e në vazhdim, është pjesë e Projektit “ICT and Teaching in Special Need Education-General aspects”. Ku në fokus është dhënia e informacioneve dhe ndihmës së mësuesve që punojnë me fëmijë ne vështirësi në dëgjim dhe në shikim. Pozicioni në këtë projekt: eksperte/trajnuese për module që lidhen me vështirësitë në dëgjim.

Është pjesë e “Të dëgjoj 366” nga muaji nëntor i 2019-ës, si koordinatore e kësaj shoqate për Qarkun Korçë.

Jonida Mustafaj

Jonida Mustafaj

Në vitin 2009 ka përfunduar studimet e larta në nivel Bachelor në degën Psikologji në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, Elbasan. Ka ndjekur studimet në Master Shkencor në drejtimin Psikologji Klinike, në vitin 2011 në Albanian University, Tiranë

Në vitin 2012 ka ndjekuar specializim për procesin psikodiagnostik në “Procontinuum, Centroclinico e Formazione” Romë. Më pas në vitin 2017 ka përfunduar studimet doktorale, në fushën Psikologji Klinike në Universitetin Europian i Tiranës.

Që prej 9 vitesh ka punuar si psikologe në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Ka marrë pjesë dhe ka përfunduar trajnimin specifik si “Psikologe Asistuese Mbështetës Emocional dhe Expert Vlerësues për të  miturit”.

Prej 4 vitesh ka punuar si Asistente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, në departamentin e Psikologjisë.

Nga viti 2012- 2019, ka punuar në studion private, për vlerësim, diagnostikim dhe trajtimin psikologjik të çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor.

Që prej vitin 2014 dhe aktualisht, punon si lektore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Elbasan dhe prej 3 vitesh është përgjegjëse e Departamentit të Lëndëve Paraklinike të këtij Fakulteti.

Që prej vitin 2016 dhe akualisht, është psikologe me kohë të pjesshme në spitalin “Xhaferr Kongoli”, në pavionin e Pediatrisë, për vlerësimin dhe ndjekjen e rasteve të fëmijëve me probleme neurozhvillimore.

Aktualisht është pedagoge me kohë të pjesshme në Albanian University, në departamentin e Psikologjisë.

Punon si psikologe pranë Qendrës Shqiptare për Integrimin e Fëmijëve me Nevojave të Veçanta, në vlerësimin e fëmijëve me vështirësi në sjellje, çrregullime neurozhvillimore, supervizore e terapistëve etj.

Për 3 muaj ka qenë “Eksperte Trajnimesh” si lektore teorike dhe praktike në kuadrin e një projekti për të rinjtë, e zhvilluar në Qendrën Shqiptare për Integrimin e Fëmijëve me Nevojave të veçanta.

Ka qenë “Trajnuese”e një sërë trajnimesh me tematika të ndryshme (Disleksia, Çrregullimi i Spektrit të Autizmit, Psikologjia e Zhvillimit, etj).

Ka qenë pjesë e një sërë trajnimesh të shumtë me fokus, psikodiagnostikën për fëmijë dhe të rritur.

Është angazhuar në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si në Romë, Stamboll, Dubovnik, Helsinki etj. Pjesëmarrëse në kongrese (p.sh: Kongresi i patologjisë orale dhe cervico-faciale, etj).

Bashkëautore e librit “Psikologjia Klinike”, botuar në shkurt 2020.