Rreth Nesh
EMERTIMI DHE SELIA
Emri i Organizatës jofitimprurëse me anëtarësi e tipit “Shoqatë” është: “Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale: Të Dëgjoj 366”. Selia e Shoqatat është në Elbasan, Rruga “Besim Qorri”, pallati përballë me hyrjen D të Stadiumit “Elbasan Arena”. Shoqata mund të hapë degë të tij në qytete të tjera të Shqipërisë ose vende të tjera ku ndodhen institucione shqiptare ose gjuha e komunikmit e të cilave është shqipja.
FORMA E ORGANIZIMIT, EMRI DHE SIGLA
2.1 Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” (më poshtë referuar si Shoqata) është institucion i pavarur këshillimor, trajnues, trajtues, studimor, kërkimor, vlerësues, diagnostikues, supervizues, dhe çdo orientim tjetër në sferën e shërbimeve psiko-sociale i cili nuk bie ndesh me ligjin, jofitimprurës, me qëllim që të kontribojë në thellimin e dijeve dhe njohjes së proçeseve zhvillimore dhe të politikave të ndryshme në fushën e Psikologjisë, politikave të çështjeve Sociale, zhvillimit të mëtejshëm të disiplinës së Psikologjisë, dhe më gjërë aplikimit të terapive sipas objektivave të përcaktuara dhe në dobi të mirëqenies së shëndetit mendor dhe pozicionimit social.
Shoqata mund të organizojë konferenca, trainime, ëorkshop, kurse universitare Kombëtare dhe Ndërkombëtare, mbledhje për të diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje për çështje që kanë të bëjnë me shkencat psikologjike, mjekësore dhe edukative-kulturore.
Të inkurajojë dhe zhvillojë shkencën e shëndetit mendor, psikologjik, psikoterapeutik, psiko-edukativ për të gjitha grup moshat. Të promovojë marrëdhëniet e saj me disiplina të tjera akademike dhe ato të shëndetit të njeriut vendas ose të huaj.
Të inkurajojë dhe të zhvillojë kulturën e trajtimit psikologjik si dhe formimin në vazhdim të psikologëve, psikoterapistëve, mjekëve, punonjësve socialë, mësuesve, mësuesit ndihmës apo figurave të tjera të cilat në mënyrë direkte apo indirekte ndikojnë në mirëqënien e shëndetit mendor.
Të ndërmarrë nisma publike informuese dhe sensibilizuese në mbështetje të promovimit të shëndetit mendor dhe social, me bazë komunitare.
2.2 Sigla e Shoqatat është Simboli i Psikologjisë PSY, në formën e sfurkut që krijon imazhin e dy të rriturve me një fëmijë në mes, me ngjyrë blu dhe jeshile.
2.3 Në marrëdhëniet me strukturat analoge të huaja ose në pjesmarrjet në veprimtari ndërkombëtare, do të njihet me emërtimin anglisht Shoqataon for Psycho-Social Services “I HEAR 366”.
QELLIMI, OBJEKTI DHE MENYRA E REALIZIMIT TE VEPRIMTARISE
Qëllimi dhe objekti
Objekti i veprimtarisë së Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” dhe mënyrat e realizimit të tij janë:
- Qëllimi dhe objekti i veprimtarisë së Shoqatës për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” është:
- Të kryejë studime dhe veprimtari si më poshtë:
- Parandalimin dhe trajtimin e problemeve të shëndetit mendor;
- Vlerësim psikologjik individual/grup;
- Organizimi i veprimtarive që synojnë të sensibilizojnë dhe të ndërhyjnë për probleme social-kulturore lidhur me fëmijët dhe të rriturit në Shqipëri;
- Grupe mbështetjeje dhe edukuese;
- Krijimi dhe përmirësimi i kushteve dhe strukturave për rritjen, edukimin, asistencën mjeksore-sociale-psikologjike dhe diagnostikuese për kategoritë që do të kërkojnë support qofshin nga grupmosha e fëmijëve, të rinjve, të rriturve, apo të moshuarve;
- Nxitja e çdo forme asistence dhe konsulencë shoqërore, ligjore, ekonomike dhe kulturore që ka lidhje me kategoritë në nevojë;
- Kryerja e kërkimeve shkencore që kanë në fokus objektin dhe qëllimin e Shoqatat;
- Vlerësimin e nevojave të Institucioneve në lidhje me kontekstin e burimeve njërëzore dhe menaxhimin e tyre;
- Ekspertizë në vlerësimin e statusit mendor dhe funksional të të punësuarve për të garantuar motivimin, performancën dhe produktivitetin në punë të individëve;
- Krijimi i lidhjeve me organizma të së njëjtës natyrë si brenda vendit ashtu edhe në vende të tjera si dhe me organizata ndërkombëtare në funksion të realizimit të qëllimeve të sipër përmendura;
- Zhvillimin dhe organizimin e trajnimeve në ndihmë të profesionistëve në formim dhe atyre të cilët ushtrojnë profesionin në fushën e shërbimeve psiko-sociale. Ky shërbim do të ofrohet sipas kërkesës dhe mundësisë edhe për Institucionet qeveritare dhe jo qeveritare;
- Të kontribuojë në zhvillimin dhe rritjen e standardeve te etikës në shërbimet psikologjike;
- Të promovojë zbatimin e standardeve në ushtrimin e profesionit të psikologut në fushën e shëndetit mendor dhe të tjera fusha me interes;
- Të ofrojë trajnime apo forma të tjera edukimi/kualifikimi për praktikuesit e shërbimeve psikologjike, me qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve në fushën e shëndetit mendor;
- Supervizim individual dhe në grup për profesionistët e shëndetit mendor;
- Të bashkëpunojë me organizata të ngjashme në Shqipëri dhe jashtë saj për të promovuar edukimin e profesionistëve për të zbatuar me profesionalizëm shërbimet në sferën psikologjike;
- Angazhimin e lektorëve dhe profesionistëve të huaj apo shqipëtarë në supervizim, workshope, trajnime, terapi, këshillime dhe veprimtari të ngjashme psiko-edukative;
- Pjesëmarrje dhe angazhimin në konferenca apo organe kërkuese për të promovuar studime të kryera nga Shoqata;
- Orjentim profesional dhe këshillim për karrierrë për të rinjtë që synojnë të hyjnë në tregun e punës;
- Mundësimin dhe ndjekja hap pas hapi e praktikave profesionale të studentëve në formimin e sipër, asistencë në realizimin e detyrave dhe temave të diplomave;
- Asistenca psikologjike në rastet e trajtuara në gjykata, burgje, komisariate, spitale apo çdo institucion ku jep ndihmën e tij shërbimi psikologjik e që është e rregulluar me ligj, apo aty ku ky shërbim mungon;
- Ndërmarrjen e nismave sociale me qëllim depistimin, vlerësimin dhe ndërhyrjen në përmirësimin e shëndetit mendor të indëvidëve apo grupeve të margjinalizuara;
- Krijimi i mundësive për rritjen e fondeve dhe adoptimin e strategjive financiare që do të mundësojnë mbështetjen e veprimtarisë së Shoqatat;
- Blerja dhe/ose marrja me qira dhe/ose në përdorim të pasurive të paluajtshme për përmbushjen e qëllimeve të tij të përcaktuar më sipër duke u përputhur gjithmonë me ligjin që rregullon këto blerje ose marrjen me qira të pasurive të paluajtshme.
- Të analizojë, studiojë, formulojë rekomandime në fushën e shëndetit mendor, politikave të çështjeve sociale, zhvillimit të mëtejshëm të shkencave sociale, humane, dhe më gjerë politikave social-ekonomike, juridike; njohjeve të strategjive e proçeseve integruese në fushën e mbrojtjes sociale, sigurisë së individit dhe grupeve të margjinalizuar, sigurisë sociale, trashëgimisë kulturore, ekonomike e sociale dhe garantimit të qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së tyre;
- Të përgatisë e botojë literaturë në formë fletë-palosjesh, manualesh, gazetash, revistash, librash si dhe të organizojë mbledhje, ëorkshope dhe seminare për promovimin e tyre, duke ftuar personalitete të spikatura shqiptare dhe të huaja.