Një material nga Dr. Manolita Hida

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Fëmijët janë kuriozë dhe këtu ndikon edhe eksplorimi. Fëmijët kërkojnë të dinë dhe të mësojnë. Ata janë si sfungjer, thithin çdo gjë që shohin dhe dëgjojnë.
Fëmijët rriten duke ndjekur shembujt që ne i japim, rriten duke ndjekur shembullin tonë. I famshi Hygo është shprehur se: “Fëmija është pasqyra në të cilën prindi sheh vetveten”.
Por në shoqërinë tonë, një ndër sfidat me të cilat fëmijët po përballen janë ekspozimi ndaj veprimeve seksuale dhe objektifikimi i tyre në pësues të veprimeve seksuale.

Disa këshilla të cilat do të ishin të vlefshme për të gjithë prindërit, dadot apo kujdestarët e fëmijëve, në ndihmë të fëmijëve, do të ishin:

1. Këshillojini fëmijët tuaj, që të mos ulen në prehrin e dikujt, pa marrë parasysh situatën, përfshirë dajat/xhaxhallarët. Për shumë nga ju kjo mund të duket absurde, pasi ne jemi mësuar që ti puthim, ti përqafojmë dhe ti mbajmë në prehër fëmijët sepse ashtu duam ne, pa marrë parasysh se çfarë do fëmija. Por kur ne i mësojmë fëmijëve të thonë jo, për gjërat që ata nuk duan, kemi mësuar fëmijën të vendosë kufij.
2. Shmangni të veshurit para fëmijës tuaj 2-3 vjeç. Në këtë formë ju shmangni ekspozimin e fëmijës tuaj ndaj imazheve të papërshtatshme për moshën. Megjithëse mund të mendohet se fëmija është i vogël, dhe nuk kupton, atëherë do të mjaftonte të përmendja se ka plot eksperimente të cilët tregojnë se fëmijët arrijnë të njohin dhe dallojnë tingujt dhe ndriçimin që në botën brenda uterine, pra kur janë brenda jush.
3. Nëse jeni prezent në situata në të cilat një i rritur i referohet fëmijës së tij/saj si burri ose gruaja MOS e lejoni ta bëjë këtë. Fëmijët mund të fillojnë tu përshtaten roleve dhe modeleve të burrit dhe gruas, pa kuptuar rrezikun që i rrituri mbase dhe padashje po e vendos.
4. Sa herë që fëmija juaj del për të luajtur me shokët/shoqet e tij/saj, sigurohuni që të gjeni një mënyrë për të kuptuar se çfarë lloj loje po bëjnë, sepse fëmijët abuzojnë seksualisht dhe vetë me veten e tyre.
5. Mos e detyroni kurrë fëmijën tuaj të vizitojë ndonjë të rritur që ai/ajo nuk ndjehet mirë kur e takon. E rëndësishme është dhe ekstremi tjetër, fëmija juaj fillon të adhurojë një të rritur të veçantë. Mos inkurajoni mbajtjen e sekreteve- ndani sekrete të lumtura dhe sekrete të pasigurta (p.sh.: sekrete të lumtura mund të jetë një festë surprizë për ditëlindje, një sekret i pasigurtë ka lidhje me prekjen e zonave private).
6. Kujdes tregoni pasi një fëmijë i cili është kryesisht i qeshur dhe i shoqërueshëm, papritmas bëhet i turpshëm. Do ju duhet të kërkoni me durim dhe të sqaroni disa pyetje pse është shfaqur kjo sjellje e re.
7. Edukoni me kujdes mbi vlerat e SAKTA të seksualitetit. Nëse nuk e bëni ju, shoqëria do ti mësojë vlerat e gabuara. Kujdesuni që të emërtoni siç duhet organet genitale. Këshillohet të përdoren emrat shkencorë të tyre: penis-vaginë. Duke mësuar saktësisht emrat e organeve genitale ata mund të cilësojnë saktësisht tek një i rritur i besuar nëse janë prekur në to, dhe ku. Për ta patur në konsideratë: Goja është gjithashtu një zonë private. Në këtë kontekst cilësoni pjesët private të trupit.
8. Këshillohet gjithmonë që të shikoni dhe rishikoni çdo material të ri si revistat apo programe të ndryshme që sapo keni blerë para se të filloni ta shohë fëmija.
9. Sigurohuni që të aktivizoni kontrollin prindëror në rrjetet e internetit dhe televizive dhe të këshilloni dhe të afërmit tuaj, veçanërisht ata që fëmija juaj viziton shpesh të tregohen të kujdesshëm.
10. Mësojini fëmijët tuaj që nga mosha 3 vjeç si të lajnë pjesët e tyre intime në mënyrë korrekte dhe vendosjani në dukje që të mos lejojnë kurrë askënd të prekë ato zona (mos harroni, ky veprim fillon që në shtëpi dhe me ju).
11. Mos lejoni materiale shoqëruese që mendoni se mund të rrezikojnë shëndetin mendor të fëmijës suaj (kjo përfshin muzikë, filma, madje edhe miq dhe familjarë).
12. Diskutoni se çfarë do të thotë të mos ndihesh rehat, i/e pasigurtë, rrahje të shpejtë zemre, etj., kjo e ndihmon fëmijën të identifikojë emocionet.
13. Sapo fëmija juaj ankohet për një person të veçantë, mos heshtni mbi këtë temë.

Mos harroni, ne jemi prindër që rrisim prindër të ardhshëm dhe dhimbja e abuzimit zgjat për të gjithë jetën