Startojmë aktivitetet në kuadër të datës 2 Prill, muajit mbi rritjen e ndërgjegjësimit ndaj Çrregullimit të Spektrit të Autizmit

Sot, në datë 30 Mars, startuam aktivitetet mbi Ditën Botërore për rritjen e Ndërgjegjësimit ndaj Çrregullimit të Spektrit të Autizmit.

Në aktivitetin e javës së parë na vizituan një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare “Adem Krasniqi”.

Nxënësit u informuan mbi sjelljet të cilat kryejnë fëmijët në Spektër, format e shprehjes së gëzimit dhe hidhërimit nga ana e tyre, si dhe si duhet të sillen ata në raste të tilla, në klasat e tyre. U theksuan edhe aspektet pozitive të diversitetit në klasa.

Gjithashtu fëmijët u njohën dhe me aktivitetet e tjera të qendrës.

Nga ana e nxënësve shoqërues ju dhuruan fëmijëve të qendrës lapsa dhe libra për ngjyrosje.

Në aktivitet nuk munguan vjershat dhe tingujt muzikorë të mundësuara nga mësuesi i muzikës Z. Enrik Topçiu me firzamonik.

Falenderojmë Psikologen Lulëzime Hoxha Hyseni, mësuesen ndihmëse Kozeta Hida dhe mësuesin e muzikës Z. Enrik Topçiu për vëmendjen dhe përgatitjen e treguar në këtë aktivitetet.