Hajdi shkon në parajsën e maceve

Një tregim nga Dr. Manolita Hida

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Një tregim mbi kafshët, dhe gëzimin e të paturit të tyre në shtëpi, lidhjes emocionale që krijojmë me to dhe dhimbjen që ndjejmë kur ato nuk janë më.

Një tregim për të proçesuar fazat e zisë.

 

Vëllai erdhi atë ditë me një kotele të vogël në shtëpi. Ishte kaq e bukur. E gjitha gri dhe me syte e vijëzuar në të bardhë.
Zonja e shtëoisë vendosi ta quante Hajdi. Hajdi ishte një mace shumë çamarroke dhe e shkathët. Në shtëpinë e tyre kishin pasur gjithmonë kafshë.
Kishin patur Xhinën, një qen që sërisht vëllai e kishte sjellur në shtëpi, pasi e kishte marrë pa leje nga gjyshja e cila jetonte shumë larg, dhe ai ishte shumë i vogël për tu endur i vetëm. Megjithatë Xhina u bë pjesë e familjes. Jetoi me ta, derisa një ditë nuk u duk më. Më kot kërkuan të zotët në gjithë lagjen e tyre. Xhinën se gjetën më.
Para Xhinës, kishin patur një mace. E kishin quajtur Pisika. Pisikia ishte ngjyrë portokalli. Gjithmonë zonja e shtëpisë thoshte se nuk do të gjente dot më një mace të dytë të shkathët, që dukej sikur e kuptonte për çdo gjë që i fliste, e që nuk ngatërrohej në tavolinë apo në gjellën e shtëpisë. Pisika ishte si një njeri thoshte ajo. Pisika gjithashtu u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Sërisht familja e përjetoi keq. Zonja u betua që asnjë kafshë nuk do hynte më në shtëpinë e saj.

Tani le të kthehemi aty ku e lamë. Hajdi i vogël, ishtë një mace persiane, leshatore. Zonja e shtëpisë i trembej se Hajdi mund të largohej prej shtëpisë e të mos kthehej më, pasi shtëpia e tyre ishte në buzë të rrugës. Në buzë të rrugës gjithçka mund të ndodhë. Makina që kalojnë, fëmijë dhe të rritur që gjithmonë magjepseshin pas Hajdit dhe bukurisë së saj, dhe ata fëmijët të cilët i torturojnë kafshët, por zor se mund ti etiketosh.
Hajdi ishte kthyer në shoqërinë më të mirë të zonjës së shtëpisë. Megjithatë ajo nuk rrinte urtë kur fëmijët e zonjës ktheheshin në shtëpi. Kur vinte vajza, Hajdi fiksohej të shtrihej mbi librat dhe laptopin e saj. Ndonëse ajo e largonte në mënyrë të vazhdueshme, sërisht i duhej të përsërisnin të njëjtat veprime, në të cilat ajo e largonte dhe Hajdi rikthehej aty ku donte.

Hajdi i pëlqente të luante, dhe ndonjëherë të kafshonte. Me djalin e zonjës, Hajdi shkonte dhe shtrihej në kokën e tij. Sapo ai zgjohej, fillonin dhe luanin të dy. Edhe i zoti i shtëpisë ishte i lidhur me të, por nuk e shfaqte asnjëherë.

Zonja kishte dhe një vajzë jashtë Shqipërisë, e cila në çdo bisedë kërkonte të shihte Hajdin. Sa herë që ajo kthehej, i sillte plot gjëra për të luajtur.
Me pak fjalë, Hajdi ishte kthyer në fëmijën e vogël të shtëpisë që mblidhte të gjithë përkujdesjet, që bënte të gjithë rrëmjën, që duhej të dilnin ta kërkonin sa herë zhdukej fshehurazi nga shtëpia.
Një ditë Hajdi sëmuret. Zonja dhe familja shqetësohen teksa shohim që putrat e Hajdit ishin shumë të nxehta. Pasi e çojnë te veterineri dhe i bëjnë mjekimet, zbulojnë se Hajdi në fakt ishte një mace mashkull, pra një maçok! Fillimisht ishte e vështirë për ta të mësoheshin me këtë gjë.
Hajdi ja hodhi sëmundjes. Atij i pëlqente shumë të kacavirrej nëpër vilet e rrushit të shtëpisë dhe të dilte shëtitje nëpër lagje, ndonëse shëtitjet përfundonin gjithmonë me të zotët duke e kërkuar dhe duke e rikthyer në shtëpi, sikur të ishte një fëmijë mistrec.


E zonja sigurohej gjithmonë që ta qortonte me fjalë, e ti thoshte që të mos largohej më. Megjithatë, kjo zgjaste për pak orë, aq sa ata të mos kishin mendjen tek ai, dhe ai të gjente një shteg të ri për të ikur.
Me ardhjen e festive të fundvitit, maçoku çamarrok, nxitonte të shkonte drejt pemës së Krishtlindjeve dhe të ngjitej në të. Kjo nënkuptonte luftë me vajzën e zonjës, e cila e adhuronte pemën. Megjithatë në fund arrinin të kuptoheshin. Ai mund të hipte në pemë, por jo ta shkatërronte atë. Fundja pema mund ta mbante për aq sa ai ishte i vogël.
Maçoku çamarrok ishte kthyer në mikun më të mirë të zonjës së shtëpisë, e cila e vuante shumë vetminë. Sikur të mos mjaftonte kjo, herë pas here ajo vuante dhe nga problemet shëndetësore. Hajdi sigurohej ti bënte gjithmonë shoqëri, e nuk tentonte për asnjë moment të largohej prej saj. Kur e shihte në gjumë afrohej pran krevatit, ngrihej në dy këmbët e tij dhe afrohej pranë zonjës. Dukej sikur nëpërmjet kësaj ai sigurohej që ajo merrte frymë. Më pas ngjitej me kujdes dhe shtrihej pranë saj.
Kur zonja bëhej mirë, Hajdi nxitonte me vrap, kapej nëpër rroba dhe ngjitej në supin e saj. Nuk vlen të them këtu se sa herë, familja përfundonte me të grricura prej lojërave të tij. Shpesh familja e quante me shaka majmuni, apo në raste të tjera kur ai shtrihej në krahët e saj si fëmijë, ata i thonin gjithmonë të erdhi bebi. Hajdi ishte shumë i lidhur me zonjën e tij. Sa herë që ajo i drejtohej me fjalë, ai i kthente një përgjigje “mjau”.
Hajdi rritej. Familja e kuptoi se nuk mund ta ruante gjatë gjithë kohës. Ata vendosën që të mos e mbanin më Brenda, port a linin të dilte dhe të shpresonin se asgjë e keqe nuk do ta gjente në rrugë, e që do kthehej sërisht tek ta. Kishin vendosur orare bashkë në të cilat ai dilte dhe kthehej. Nëse vonohej, familja dilte në kërkim të tij.
Një ditë Hajdi ishte larguar nga shtëpia. Djali i zonjës teksa e sheh aq larg shtëpisë, vrapon për ta marrë dhe për ta rikthyer në shtëpi. Por Hajdi përpos që ishte kapriçoz ishte dhe shumë kokë fortë, dhe për të ikur prej tij, e kafshon fort në dorë. Çfarë dhimbje që i shkaktoi. Gjaku nuk pushonte, ndaj u detyruan që ta dërgojnë në spital. Djali përfundoi me dy qepje.
Tai, do pyesni se çfarë ndodhi me Hajdin. Asgjë! Kur Hajdi mbaroi shëtitjen u kthye në shtëpi. Në fillim familja i trembej sjelljes së re të Hajdit. Por kjo nuk u oërsërit më, deri pas dy muaj, teksa Hajdi kafshoi zonjën e shtëpisë për të ndenjur akoma jashtë. Edhe zonja e shtëpisë përfundoi në ëpital për shkak të kafshimeve dhe grricjeve të tij. Po atë ditë zonja u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Djali ishte në punë, ndërsa bashkërshortit i duhej të kujdesej edhe për nënën e tij të moshuar.
Pasi zonja doli nga spitali dhe shkoi në shtëpi, filloi të kërkonte Hajdin, duke u habitur që në atë orë ai nuk ishte aty. Pasi del në oborr dhe e thërret “Hajdi”, ajo dëgjon një mjaullimë të shuar, e cila vinte nga bodrumi ku atij kish filluar ti pëlqente qëndrimi së fundmi. E shqetësuar ajo rend drejt bodrumit. Por çtë shihte: Hajdi shtrihej i pafuqishëm në dysheme. Ç’ti kish ndodhur vallë. Teksa sheh të zonjën, ai mezor ngrihet nga dyshemeja për të shkuar drejt saj. Shkojnë në shtëpi. Hajdi nuk mund të hante. Diçka e pengonte. Me vështirësi piu dhe ujë. Teksa vjen djali pas shqetësimit të nënës së tij në telefon dhe e sheh Hajdin në atë gjendje, nxiton për ta dërguar tek veterineri. Veterineri i jep disa ilaçe por sugjeron që ai të dërgohet drejt kryeqytetit tek Spitali i kafshëve, për tju nënshtruar një operacioni, pasi nofulla e tij ishte thyer në 5 pjesë.
“Në 5 pjesë!”, u shqetësua dhe u habit zonja, teksa djali u kthye në shtëpi pa Hajdin dhe teksa prisnin që në ditët në vijim Hajdi ti nënshtrohej një operacioni që të rregullonte gjithçka.
Familja nuk e kuptonte se si gjendja e Hajdit kishte vajtur në atë pikë, por ata kishin besimin se pas operacionit ai do të kthehej shëndoshë e mirë në shtëpi.
Por, në fakt gjërat nuk ndodhën ashtu. Vogëlushi Hajd, në spitalin e kafshëve, krejt i vetëm pa të zotët, kishte ngordhur menjëherë pas operacionit.
Sa dhimbje dhe trishtim. E gjithë familja u pikëllua. Nuk arrinin të kuptonin se si Hajdi i tyre të kishte ngordhur. Nuk kuptonin se si ai kishte arritur të thyente nofullën. A e kishin përplasur me makinë, apo mos vallë i kishin gjuajtur? Kush mund të tregohej aq katil sat ë merrej me një kafshë të gjorë? Askush prej tyre nuk mund ta besonte se Hajdi nuk ishte më. Hajdi kishte ngordhur.
Zonja qau për shumë ditë mungesën e tij. Shpesh i dukej sikur ai do të vinte nga dera në të cilën kthehej gjithmonë. Nuk do ta kishte më shokun e saj që i bënte shoqëri gjatë ditës. Nuk do ishte më maçoku mistrec që i ulej në krahë teksa ajo fliste me vajzën e saj e cila ndodhej larg. Hajdi nuk do ta shoqëronte më kur ajo dilte për të bërë pazaret. Sa e vështirë ishte. Ja pra, dhe një kafshë mund të të mungonte po aq shumë sa një njeri!
Megjithatë ditët kalonin. Për familjen ishte e vështirë të ktheheshin në shtëpi, e të mos pyesnin si gjithmonë: “Ku është Hajdi?”, por kjo pyetje i ngecte në grykë. Nuk donin të lëndonin më tej zonjën e shtëpisë. Zonja e shtëpisë sërisht këtë, herë refuzonte që të merrnin një kafshë tjetër në shtëpi, pavarësisht insistimit të familjes. Ajo nxitonte të thooshte: Xhina iku, Pisika iku, dhe Hajdi ngordhi. Më mirë ta kishte marrë dikush dhe ta mbante, por jo të ngordhte. Ajo besonte se nëse do ta kishte mbajtur Hajdin në shtëpi, dhe do të ishte përkujdesur për të, e jot a dërgontë në Spital, Hajdi nuk do të kishte ngordhur. E ky ishte një mendim i cili nuk ju nda për një kohë të gjatë, por sa herë që mendonte dhe thoshte me zë, zhvishej nga emosionet e forta. Ajo po fillonte ta pranonte që shoku i saj vogël, nuk ishte më pjesë e kësaj bote.
Le të shpresojmë që ka një parajsë për kafshë, e le të shpresojmë që Hajdi të jetë aty.

Kafshët, ashtu sikundër njerëzit lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë. Kujdesuni për to, dhe në këmbim nuk do merrni zhgënjime!

©️ Të gjitha të drejtat i rezervohen autores.