HAPAT PER TE SHQIPTUAR SAKTE

Silvana Gjoni

Logopediste

Shume prinder, femijet e te cileve kane veshtiresi ne shqiptimin e sakte te tingujve, na kerkojne informacione specifike sesi munden ata te punojne me femijet e tyre. Ne parim, procesi i rehabilitimit te nje foneme kalon neper keta hapa:
1️⃣Diskriminimi i tingullit, pra aftesia per te dalluar tingullin e shqiptuar sakte. Per te bere kete prove, ju mund te perdorni dy duart. Ngrini njeren dore kur shqiptoni tingullin sakte dhe pastaj doren tjeter kur shqiptoni tingullin gabim. Femija do perplase doren qe ngritet kur u tha sakte. Nese nuk e ben, atehere kemi problem me dallimin e tingullit dhe duhet ekspozuar ndaj nje modeli te qarte artikulimi shume shpesh qe te beje diferencen.
2️⃣Izolimi. Vereni tingullin qe nuk artikulon femija dhe poziciononi siç duhet aparatin artikulator. Ne kete menyre, ai do mesoje menyren sesi artikulohet tingulli qarte.
3️⃣Rrokjet. Nese tingullin e artikulon sakte, te veçuar, kaloni ne rrokje. Tingulli problematik mund te jete para dhe/ose pas zanores, psh:ata, ta, at.
4️⃣Fjalet. Nese keni kaluar hapin e rrokjeve, kaloni tek fjalet. Ne fjale, tingulli problematik vendoset ne pozicione te ndryshme, si ne fillim: syri, ne mes: dasma, dhe ne fund: flas.
5️⃣Frazat. Ketu mund te perfshini frazat dy fjaleshe, pa kaluar akoma ne strukture fjalie. Psh: Lulja Lulezon
6️⃣Fjalia. Nese kaloni frazen, mund te shkoni menjehere tek formimi i fjalive me tingullin problematik. Psh: Shkoj ne shkolle me deshire.
7️⃣Historia. Formoni nje tekst te shkurter, qe permban te perseritur, ne pozicione te ndryshme, tingullin problematik.
8️⃣Biseda e strukturuar. Krijoni nje dialog dhe luajeni me role. Themi e strukturuar, sepse individi e meson paraprakisht se çfare do thoje dhe nuk eshte spontane. Fokusohuni tek tingulli problematik dhe menyra sesi e artikulon.
9️⃣Biseda e pastrukturuar. Tani mund te kaloni ne nje dialog spontan mes jush, here pas here ndaluni te kontrolloni nese po artikulohet tingullin problematik sakte.
🔟Gjeneralizimi. Tashme tingulli problematik mund te perdoret pa asnje veshtiresi ne çdo bisede. Kjo nuk vjen direkt nga terapia, por nga ushtrimi i vazhdueshem edhe pasi terapia ka perfunduar.