Përgatiti materialin: Dr. Manolita Hida

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Tashmë dita është zgjatur, dhe ne ju ofrojmë një aktivitet argëtues për fëmijët tuaj.

Pjesa më e madhe e fëmijëve i kanë qef ngjyrat, por kanë akoma edhe më shumë qef të vizatojnë apo ngjyrosin në sipërfaqe të mëdha.

Për ti kënaqur fëmijët në shtëpi ku ju mund të punoni si familje, kopshte apo shkolla dhe për ti angazhuar sëbashku ne ju propozojmë aktivitetin e mëposhtëm.

Në këtë aktivitet, do ju duhet të bashkoni pjesëzat e vizatimit për të krijuar figurën e plotë. Më pas fëmijët duhet ta ngjyrosin.

Ky ushtrim është efektiv pasi ndihmon fëmijët në:

🌟 kultivimin e ndjenjës së punës së përbashkët

🌟 të punojnë sëbashku

🌟 të ndajnë ngjyrat sëbashku

🌟 të respektojnë kufijtë e njëri-tjetrit

🌟 të zhvillojnë kordinimin sy-dorë

🌟 të zhvillojnë motorrikën fine

🌟 të rrisin vëmendjen

🌟 të rrisin përqëndrimin

🌟 të menaxhojnë emocionet e tyre, etj.,

Më poshtë figurat të cilat duhet ti printoni dhe ti ngjisni sëbashku.

Punë të mbarë! 😊

foto: web