Manolita Hida

Manolita Hida

Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Manolita Hida ka përfunduar studimet e larta në drejtimin Psikologji, fillimisht ne nivelin Bachelor në vitin 2009, më pas në Master Shkencor në drejtimin “Psikolog Klinik, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh” në vitin 2011, e në Qershor të vitit 2018 mbyll studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale .

Prej shtatë vitesh punon si Psikologe në sistemin e Burgjeve duke u aktivizuar në komisionet e pritjes, realizimi i bisedave këshilluese me të paraburgosur dhe të dënuar, ngritja dhe realizimi i planeve të punës dhe i atyre individualë, plotësimi i dokumentacioneve përkatëse, realizimi i vlerësimeve të sjelljes, angazhimi në aktivitetet edukuese.

Prej tetë vitesh punon si Asistente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan , në departamentin e Psikologjisë, dhe prej gjashtë vitesh Universitetin e Tiranës , pranë departamentit Psikologji-Pedagogji.

Si psikologe është angazhuar , kryesisht në rastet e fëmijëve pranë qendrës “Bethany”-Tiranë, dhe shtëpisë së Foshnjes “Hana dhe Rozafa”, Tiranë në vitin 2011.

Ka qenë pjesë e një sërë trajnimesh, me fokus problematikat sjellore dhe emocionale si dhe intervenimi i tyre (Njohja me terapinë njohëse të sjelljes; teknikat për menaxhimin e sjelljeve agresive; prezantime me raste konkrete; analiza e sjelljes së aplikuar; Trajnimi mbi “Kutitë e ëndrrave” në kuadër të projektit “Të bëjmë art aty ku është e vështirë të flitet” si mbështetje në sistemin e Burgjeve në Shqipëri mbi menaxhimin e emocioneve dhe ndjenjave të fokusuara në të pandërgjegjshme; “Çrregullimet e Zhvillimit dhe Aftësimi Akaddemik”, “Vlerësimi dhe trajtimi i fëmijëve që vuajnë nga Autizmi”, Terapia ABA, Sistemi PECS; etj,). Njëkohësisht ka realizuar edhe “Kursin Bazik te Psikodiagnostikës, përmes së cilës zotëron aftësitë për aplikimin dhe interpretimin e instrumentave dhe testeve matëse për Zhvillimin emocional, Testet e Inteligjences joverbale, Testet Bender – Gestalt. Gjithashtu aplikimin dhe interpretimin e testit HTP, Testi TAT dhe CAT etj.

Është angazhuar në konferenca të ndryshme, duke sjellë në vëmendje shkencore, problematika aktuale. Gjithashtu ka shërbyer si trajnuese pranë shoqatës “Jetimi në Fokusin Tonë”.

Aktualisht punon si terapiste për fëmijë.

ERIONA HOXHA

ERIONA HOXHA

Psikologe Klinike

Në vitin 2008 ka përfunduar studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, dega Psikologji.                                                                                                                                                                                  Në vitin 2010 ka përfunduar studimet në Master i Nivelit të Dytë – Shkencor në Psikologji klinike. Ka realizuar trajnimin e posaçëm për psikologët e gjykatës si Psikologe Asistues Mbështetës Emocional dhe Ekspert Vlerësues.

Prej 10 vitesh psikologe në Gjykatë me eksperiencë në këto shërbime psikologjike: vlerësim psikologjik për familjet në  proçes zgjidhje martese, i individëve të aksidentuar, familjarëve që kanë humbur një të afërm, apo që janë përfshirë në një ngjarje traumatike, i individëve të  përfshirë në dhunën në familje. Asistencë dhe vlerësim në shërbime ligjore në çeshtjet: penale për të mitur në konflikt me ligjin, çështje familjare, caktim kujdestarie, pjestim pasurie, urdhër mbrojtje, dëmshpërblim moral. Asistencë dhe vlerësim në shërbime përmbarimore që lidhen me ekzekutim vendimi për takime të fëmijës. Njëkohësisht ka realizuar edhe “Kursin Bazik te Psikodiagnostikës, përmes së cilës zotëron aftësitë për aplikimin dhe interpretimin e instrumentave dhe testeve matëse për Zhvillimin emocional, Testet e Inteligjences joverbale, Testet Bender – Gestalt. Gjithashtu aplikimin dhe interpretimin e testit HTP, Testi TAT dhe CAT etj.

Elona Mustafaraj

Elona Mustafaraj

Elona Mustafaraj ka përfunduar studimet në “Psikologji Shkollore dhe Organizimi” në vitin 2007, në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2013 përfundon studimet master në “Psikologji Këshillimi” po në Universitetin e Tiranës.   Me përfundimin e studimeve angazhohet si eksperte për çështje të fëmijëve, të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuar, duke ofruar ekspertizë, trainime, shërbime psikologjike dhe studime në nivel rajonal dhe kombëtar. Në vitin 2008 e në vazhdim, punon si  lektore e jashtme, në Departamentin e Psikologjisë, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Ka marrë pjesë dhe ka relatuar në Konferanca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Artikujt dhe studimet e kryera  janë: “Roli i i shkollës në nxitjen e vetëvlerësimit pozitiv te nxënësit e klasave fillore”. “Evidentimi i qëndrimet ndaj verbërisë te personat e prekur nga verbëria e fituar në qytetin e  Elbasanit”, “Rehabilitimi me bazë komunitar, sfidë e shërbimeve psiko-sociale për personat me aftësi të kufizuar”, “Qëndrime të studenteve të mësuesisë, ndaj Edukimit me Bazë Komunitarë, si mundësi arsimimi dhe edukimi për nxënësit me aftësi të kufizuar”, “Nga zhgarravinat drejt simbolizmit, një rrugëtim i zhvillimit të fëmijëve  nëpërmjet vizatimit”,etj. Njëkohësisht ka realizuar edhe “Kursin Bazik te Psikodiagnostikës, përmes së cilës zotëron aftësitë për aplikimin dhe interpretimin e instrumentave dhe testeve matëse për Zhvillimin emocional, Testet e Inteligjences joverbale, Testet Bender – Gestalt. Gjithashtu aplikimin dhe interpretimin e testit HTP, Testi TAT dhe CAT etj.

Gjithashtu është  bashkëautore e botimeve “ Operatori Social”, “Udhërrëfyes për zbatimin e strategjisë kombëtare në kuadër të Dekadës Rome” dhe “Praktikat më të mira të rehabilitimit me bazë komunitare”.

Evjonda Pylli

Evjonda Pylli

Evjonda Pylli ka përfunduar studimet e larta në drejtimin Filozofi-Sociologji, në nivelin Bachelor në vitin 2008. Në vitin 2010, përfundoi Masterin Profesional drejtimi, Mësimdhënie dhe në  vitin 2012 përfundoi Masterin Shkencor, drejtimi Filozofi Sociale. 

Nga data 03 Prill 2017 mban gradën shkencore “Doktore e Shkencave” në Pedagogji pasi ka përfunduar studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave  Sociale.

Nga viti 2009 deri në vitin 2012 ka punuar si pedagoge e ftuar pranë Universitetit “Fan Noli”, Fakulteti i Shkencave Sociale. 

Nga viti 2010 deri në shtator 2013, ka punuar si sociologe/specialiste pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës, Korçë. Ndër detyrat kryesore të saj kanë qënë : mbikëqyrja e të dënuarve të cilët kishin shkelur ligjin, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar  një dënim alternativ si dhe këshillimet kryesisht me të rinjtë, për tu ndihmuar në ri-rintegrimin e tyre në shoqëri. Po kështu pjesë e punës ishte edhe shqyrtimi dhe hartimi i Raporteve të Vlerësimit për të dënuar për vepra të ndryshme penale të cilët kërkonin nga Gjykata lirimin me kusht, etj. 

Përgjatë kësaj periudhe, pra 2010-2013, ajo ka marë pjesë në seminare e simpoziume të ndryshme brenda e jashtë vendit, me fokus problematikat e të rinjve, si shkelës të ligjit, ri- integrimi i të rinjve në shoqëri, etj si dhe  ka qënë pjesë e trajnimeve disa javore, organizuar nga OSBE, organizata joqeveritare si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës Tiranë, me fokus integrimin në shoqëri të personave të dënuar me dënime alternative. 

Nga viti 2013 dhe në vazhdim punon si lektore e metodologjisë, pranë Departamentit të Edukimit, Fakulteti Edukimit dhe Filogjisë, Universiteti Fan Noli, Korçë. Përgjatë periudhës 2013 dhe në vazhdim është angazhuar në simpoziume, konferenca, dhe kongrese të ndryshme, brenda e jashtë vendit, duke sjellë në vëmendje shkencore, problematika aktuale që lidhen me mësimdhënien dhe me teknikat e mësimdhënies në arsimin parauniversitar. Ka botuar artikuj në revista shkencore brenda e jashtë vendit, të cilët trajtojnë kryesisht çështje që lidhen me mësimdhënien dhe të nxënit. 

Përgjatë periudhës 2014-2019, ishte pjesë e projektit Roma Versitas Albania, financuar nga Roma Education Found. Pjesëmarrja e saj në këtë projekt konsitonte në trajnimet e nevojshme për studentët romë dhe egjiptiane, në kapërcimin e vështirësive që ata paraqesnin gjatë zhvillimit të lëndëve metodologjike, në arsimin e lartë, dega: Arsim fillor. 

Nga viti 2016 dhe në vazhdim është trajnuese e modulit “Edukimi për të drejat e njeriut” si pjesë e Qendrës së Formimit Profesional” që vepron pranë Universitetit “Fan Noli” Korçë. 

Nga muaji janar i 2019 e në vazhdim, është pjesë e Projektit “ICT and Teaching in Special Need Education-General aspects”. Ku në fokus është dhënia e informacioneve dhe ndihmës së mësuesve që punojnë me fëmijë ne vështirësi në dëgjim dhe në shikim. Pozicioni në këtë projekt: eksperte/trajnuese për module që lidhen me vështirësitë në dëgjim.  

Është pjesë e “Të dëgjoj 366” nga muaji nëntor i 2019-ës, si koordinatore e kësaj shoqate për Qarkun Korçë.