Të jesh shtatëzanë në kohën e COVID-19
Elona Mustafaraj

Psikologe Shkollore & Këshillimi

Gjatë këtyre ditëve kam ndeshur me shqetësimin e shumë zonjave në pritje të ëmbël në lidhje me shëndetin e tyre dhe të bebave. Në fakt është një shqetësim i drejtë, real dhe aspak neurotik.
Shtatzënia ndonjëherë mund të jetë një periudhë e pasigurt dhe stresuese edhe në ditë të qeta. Por gjatë një pandemie, ankthi mund të shumëfishohet shpejt. Pjesa më e madhe e ankthit vjen nga mungesa e informacionit. Më poshtë janë disa fakte të mbledhura nga studime të ndryshme të realizuara nga mjekët më të mirë të fushës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj periudhe.
Ka pak të dhëna në dispozicion se si koronavirusi, i cili shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të njohur si COVID-19, prek gratë shtatzëna. Gratë përjetojnë ndryshime fiziologjike gjatë shtatëzanisë që mund të dobësojnë sistemin e tyre imunitar dhe t’i vendosin ato në rrezik më të madh për komplikime të rënda nëse i ekspozohen viruseve, veçanërisht nëse ato kanë kushte themelore të shëndetit.
Studimet e realizuara deri tani me gratë shtatëzëna sjellin disa fakte mjekësore mbi lidhjen e koronavirusit të ri dhe shtatëzanisë.
 “Lajmi i mirë është se deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë se gratë shtatzëna preken më rëndë” nga koronavirusi, sipas një botimi në American Journal of Obstetrics & Gynecology .
 Studiuesit kanë zbuluar se asnjë nga foshnjat, të lindur me anë të lindjes cezariane, nuk kishte marrë virusin gjatë lindjes.
 Nuk ka asnjë provë të virusit në qumështin e gjirit të nënave, gjakun e kordonit ose lëngun amniotik.
 Nënat e reja kishin përjetuar të njëjtat simptoma si gratë jo-shtatzëna. Ata zhvilluan pneumoni, por asnjë prej rasteve nuk u konsiderua e rëndë.
 Sidoqoftë, është e mundur që nënat të kalojnë virusin tek foshnjat pas lindjes nga pikat e frymëmarrjes ose grimcat që lënë gojën ose hundën kur një person i sëmurë kollitet, teshtit ose flet.
 Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shprehet se akoma nuk është e qartë nëse virusi mund të transmetohet tek foshnjat gjatë ushqyerjeve. Kjo qendër rekomandon se nënat e infektuara të lajnë duart para se të prekin fëmijët e tyre dhe të mbajnë një maskë për fytyrën, nëse është e mundur, ndërsa ushqejnë me gji.
 Bëni një parashikimi se kush mund të jenë personat që do të kujdesen për ju dhe beben nesë do të duhet të lindni në kohë karantine. Kini në mendje edhe një plan B nëse bashkëshorti juaj preket nga virusi. Ky personi tjetër duhet të jetë një i/e rriturr në moshë të re duke patur parasysh edhe marrëdhënien e virusit me të moshuarit.
 Studimet nuk kanë treguar ndonjë provë se virusi mund të transmetohet në mitër, apo gjatë lindjes ose përmes qumështit të gjirit. Por transmetimi mund të ndodhë pas lindjes, kur foshnjat janë në kontakt të ngushtë me dikë që ka sëmundjen.
 Nëse një foshnjë do të dërgohet në izolim direkt pas lindjes, studiuesit rekomandojnë që gratë e sëmura që dëshirojnë të sigurojnë qumështin e gjirit për foshnjën e tyre përdorin një pompë gjiri, duke qenë e sigurt që praktikojnë një higjenë të mirë të pompimit.
Efikasiteti i sistemit imunitar ulet gjatë shtatëzënësisë, dhe kjo i vë nënat shtatzënë në një rrezik më të lartë për kontaktimin e shumë sëmundjeve të transmetueshme – pavarësisht nga ushqimi apo frymëmarrja. Specialistët e shëndetit publik rekomandojnë grave shtatzëna, të bëjnë çmos për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit. Mjekët sugjerojnë larjen e shpeshtë të duarve, të qëndruarin në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, të shmangen turmat – përfshirë rradhët e gjata në supermarkete dhe dyqane – dhe të qëndruarit larg dhomave të urgjencës, rregulla nga ana tjerët si për të gjithë pjesën tjetër të popullatës.
Menaxhimi i stresit te nënat shatëzëna gjatë situatës së koronavirusit.
Përpos kujdesit shëndetësor, i duhet kushtuar kujdes edhe shëndentit mendor. Nëse nuk prekeni nga COVID-19, mund të prekeni nga ankthi dhe kjo do të ndikoj në shëndetin tuaj dhe të fetusit.
1- Vendosni një rutinë të re të ditës suaj në të cilën të bëni aktivitete që ju pëlqejnë dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.
2- Edhe pse në kushte jo të përshtatshme, ushtrohuni rregullisht, mund të ndiqni online programe meditimi, yoga apo ushtrime për nënat shtatëzanë.
3- Ruani kontaktet dhe bisedoni me të afërm apo miqtë tuaj.
4 – Nëse ka diçka që ju shqetëson për shëndetin tuaj bisedoni me mjekun tuaj duke shmangur vajtjen në klinikë.
5- Ndani frikërat tuaja me bashkëshortin, prindërit, të afërm, mikesha, të marrësh një prespektikë tjetër ndihmon në menaxhimin e tyre.
6- Shmangni edicionet e shpeshta të lajmeve apo informacione të tjera për virusin, përhapjen e tij dhe humbjen e jetëve.
7- Nëse dyshoni për prekje të virusit apo keni qënë në kontakt me një person të ardhur nga vendet e prekura nga koronavirusi, telefononi mjekun tuaj dhe 127 për asistencë.

Paci fat ju dhe bebushi/shja juaj!